Video Description
Ndërsa në Tiranë protestuesit kërkuan në të pestën ditë me radhë largimin e kryeministrit Edi Rama, ky I fundit u është përgjigjur nga Mali I ZI me një video të ‘Porto Montenegro’. Një histori që sipas kreut të qeverisë tregon sukses.
"Live nga perla që e sollën këtu dikush që e përzunë nga Shqipëria. O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti. Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane”, shkroi Rama në Facebook, ndërsa tregoi se ky investim u bë nga një kanadez që në fillim kishte ardhur në Shqipëri për ndërtimin e një porti Turistik në zonën e Durrësit, por që nuk I ishte mundësuar e për këtë shkak zgjodhi që investimin ta bënte në Malin e Zi.
E keqtrajtuan dhe e detyruan të largohet, duke mos iu hapur fare dyert. Në Mal të Zi iu hapën dyert, por jo çdo gjë shkoi ashtu siç duhej që në fillim. Jam këtu me dikë që më takoi, i cili është menaxheri i këtij resorti me nam. I këtij resorti që nxori Malin e Zi nga mjegulla e zezë e vendit të krimit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Rama#Durres