Lajme, #edicioniinformativ ora 23:45, 27 Maj 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines
Kryesia e PD miraton ndryshimet në statut, Berisha: Askush nuk e heq Ramën veç nesh
Kryesia e PD-së miraton ndryshimet statutore që synojnë hapjen e partisë. Gjithashtu u kaluan edhe emrat e anëtarëve të Këshillit që do të votohen në Kuvendin e 30 majit. Berisha tha se kanë të drejtë absolute që të ndërmarrin veprime për largimin e Ramës.
Integrimi, Shqipëria synon të mbyllë kapitujt e parë brenda qershorit
Pas Konferencës së 8-të ndërqeveritare Shqipëri-BE, qeveria synon që të mbyllë kapitujt e parë të integrimit brenda qershorit. Për këtë synohet të shfrytëzohet presidenca qipriote, që është një mbështetëse e integrimit.
Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, Spahiu: Të heqim dorë nga e keqja dhe të shohim tek e mira
Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islam. Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, bëri thirrje që shoqëria e sotme të heqë dorë nga e keqja dhe të orientohet tek e mira.
Ndahen çmimet “TEA Awards 2026”, vlerësohen kontribuuesit më të mëdhenj në turizëm
Agjencia Kombëtare e Turizmit ka ndarë për herë të parë, në një mbrëmje gala, çmimet “TEA Awards”. Në total u vlerësuan 32 bashki, aktivitete të organizuara dhe biznese që kanë kontribuar në promovimin e turizmit në botë.
Hormuzi, Trump del kundër Iranit: Ngushtica e hapur, Omani të rrijë larg
Presidenti amerikan del kundër propozimit të Iranit që Hormuzi të menaxhohet nga Republika Islamike së bashku me Omanin. Ai tha se ngushtica do të jetë e hapur për të gjithë dhe nën mbikëqyrjen e SHBA-së, duke i kërkuar Omanit të mos përfshihet.
Të enjten nis zyrtarisht epoka e Rolando Maran, priten risi në listën e Kombëtares për miqësoret
Këtë të enjte do të publikohet lista e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet miqësore të qershorit kundër Izraelit dhe Luksemburgut. Trajneri Maran pritet të afrojë disa lojtarë të rinj, teksa do të mungojë Strakosha për shkak të dëmtimit.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email:
[email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/