Video Description
Mbrëmjen e kësaj të marte, studiot e emisionit “Opinion” në Tv Klan u përfshinë nga një debat me tone tejet të ashpra mes gazetarit Osman Stafa dhe analistit Anri Bala, lidhur me çështjen e projektit për zhvillimin e një resorti në zonën e Zvërnecit.
Gazetari Stafa u rreshtua hapur kundër këtij projekti, duke mbështetur protestën qytetare para Kryeministrisë me argumentin se zona gëzon rëndësi të veçantë për sa i përket biodiversitetit.
Nga ana tjetër, analisti Bala mbrojti me forcë qëndrimin pro investimit, duke e fokusuar replikën tek e drejta e shfrytëzimit të pronës për turizëm elitar.
Përplasja mes tyre u përshkallëzua shpejt në akuza të ndërsjellta për manipulim dhe gënjeshtra, sidomos kur biseda u ndal tek vëmendja që kryeministri po i kushton kësaj proteste.
Stafa theksoi se ligji i zonave të mbrojtura u ndryshua qëllimisht që të vinte kjo ditë, duke sjellë si shembull ndalimet që u bëhen qytetarëve të thjeshtë për të ndërtuar. Ndërkohë, Bala iu kundërvu duke e pyetur në mënyrë ironike nëse pronat duhet t'u lihen pelikanëve dhe flamengove, apo duhet të zhvillohen për ekonominë.
Debati i plotë:
Anri Bala: Ram nuk më duket i shqetësuar!
Osman Stafa: Është shumë i shqetësuar!
Anri Bala: Ti e di më mirë?!
Osman Stafa: Duhet ta lexosh pak Ramën, pse nuk del kryeministri për protesta të tjera. Rama po del tre herë në ditë dhe po flet për këtë protestë.
Anri Bala: I kam ndjekur protestat shumë herë më mirë se ti.
Osman Stafa: Po ti nuk je as në terren more, si i ndjek më mirë?!
Anri Bala: Nuk kam pse të ta them as ty, as publikut!
Osman Stafa: Pse je këtu atëherë?
Anri Bala: Që të mos gënjesh ti. Prit more prit ti!
Osman Stafa: Ore se je interesant ti, se nuk të lejojë unë që të më gënjesh ti për fjalën që unë them. Po ta them edhe një herë, nisi në Zvërnec dhe nisi me ato pamje.
Anri Bala: Je i padrejtë që kur e thua. Gënjeve!
Osman Stafa: Është më e shenjtë fytyra ime se sa fjala jote. Unë vij këtu për të thënë mendimin tim, jo si ty që vjen për të thënë mendimin e dikujt tjetër.
Anri Bala: Dëgjo, pastaj trego se sa i shenjtë je. E ke marrë vesh ti se çfarë kërkon zotëria?! Pse e dredh o i shenjti... Çfarë kërkon more, çfarë kërkon?! Për çfarë e do pronën, do ia lërë pelikanëve dhe këtyre flamengove?! Po ec more...
Osman Stafa: Ule zërin.
Anri Bala: Nuk e ul zërin me njerëz si ju sepse jeni manipulues. Nisi debate që po na marrin pronat dhe kërkojnë që të na i shfrytëzojnë për turizëm elitar. Ky është debati.
Osman Stafa: Po më lër more ta them! Nuk më lë as 10 sekonda që të ta them. Kur shkuam në Theth që nisën ato ndërtimet pa leje, kryeministri tha që jo çdokush që ka pronën e vet mund të ndërtojë këtu, sepse është një zonë e mbrojtur me rendësit e saj specifike. Edhe ai qytetari atje nëse ka pretendimet e tij për të investuar i ngrihet shteti dhe thotë, po jo more zotëri se ti nuk mund të ndërtosh këtu, sepse është zonë e mbrojtur dhe shteti ka ligje.
Anri Bala: Osman ti e ke marrë vesh që ka ndryshuar ligji?!
Osman Stafa: Po më tregon mua ligjin?! Ai ligji u bë që të vinte kjo ditë.
Anri Bala: Po ma dredh... Ore do ua kthejë flamengove edhe Pelikanit Kaçurrel apo do që ta shesë?
Osman Stafa: Ai do ta shesë, por shteti nuk e lë, sepse atje është biodiversiteti.
Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Opinion #BlendiFevziu #TVKlan#protestaperzvernecin #zvernec #edirama #bisedime #protesta