Video Description
Dy ngjarje të rëndësishme dhe shumë të diskutuara javët e fundit që lidhem me zonën e Vlorës ishin në fokus të emisionit “Opinion” mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tv Klan.
Në pjesën e parë të emisionit u trajtua situata në zonën e Zvërnecit, ku protestat e banorëve dhe aktivistëve kanë sjellë në vëmendje një projekt zhvillimi pranë lagunës së Nartës. Kundërshtarët e projektit shprehen të shqetësuar se ndërhyrja po realizohet në një zonë të mbrojtur dhe paralajmërojnë pasoja të mundshme mjedisore. Në emision u diskutua mbi zhvillimet më të fundit, reagimet e palëve dhe paqartësitë që ende ekzistojnë rreth projektit. E ftuar për të sqaruar çështjen ishte Artemis Poshi, përgjegjëse e Sektorit Juridik në AZHT.
Një tjetër çështje që u trajtua ishte vendimi i Gjykatës së Lartë lidhur me përplasjen mes biznesmenëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi për aeroportin e Vlorës. Gjykata ka pranuar kërkesën e Pacollit, ndërsa në studio u rikthye diskutimi mbi të ardhmen e projektit dhe pikëpyetjet që lidhen me funksionalizimin e aeroportit. Një nga pyetjet kryesore të ngritura ishte nëse aeroporti do të jetë gati për të pritur fluturime verën e ardhshme. Të ftuar për këtë çështje ishin: Drejtori financiar i “VIA”-s, Bujar Ejupi si dhe përfaqësuesja e kompanisë “Mabco”, Ornela Çuçi.
Në pjesën e dytë të emisionit u prezantua historia e hotelit “Ilyonis” në Shëngjin, i konsideruar si një prej investimeve turistike me standardet më të larta në vend. Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, solli detaje nga vizita që vetë kishte bërë në këtë hotel.
Më pas, po në pjesën e dytë emisioni iu kushtua historisë së Petrit Kllokoqit, i cili la pas jetën e natës në Prishtinë për t’iu bashkuar një ekspedite drejt majës më të lartë të globit, së bashku me një tjetër shqiptare nga Kosova. U rrëfyen sfidat dhe përjetimet e ekspeditës 44-ditore.
Në pjesën e tretë dhe të fundit, u trajtua edhe historia e aktivistit shqiptar Gaki Goxhaj, i cili u ndalua nga autoritetet izraelite teksa ishte nisur për të dërguar ndihma humanitare në Gaza, së bashku me aktivistë të tjerë ndërkombëtarë. Ai rrëfeu arsyet që e shtynë të ndërmerrte këtë rrugëtim të rrezikshëm si dhe përjetimet e tij.
Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.
#Vlora #Zvërnec #Narta #LagunaENartës #AZHT #ArtemisPoshi #AeroportiIVlorës #BehgjetPacolli #ValonAdemi #GjykataELartë #VIA #Mabco #BujarEjupi #OrnelaÇuçi #HotelIlyonis #Shëngjin #PetritKllokoqi #Everest #Ekspeditë #Gaza #GakiGoxhaj #Aktivizëm #Turizëm #Investime #Mjedisi #Shqipëri #Kosovë
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Opinion #BlendiFevziu #TVKlan