Dy orë mbledhje pa asnjë vendim. E tillë ishte vajtja e Donald Trump-it në dhomën e situatave të Shtëpisë së Bardhë, këtë të premte, ku në rrjetin social Truth tha se shkonte për të marrë një vendim për planin e hartuar nga diplomatët e tij dhe ata iranianë për armëpushimin 60-ditor, hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe nisjen e negociatave bërthamore. Trump sinjalizoi heqjen e bllokadës detare si hap i parë.
„Anijet e bllokuara në ngushticë për shkak të bllokadës sonë të jashtëzakonshme dhe të paprecedentë, e cila tani do të hiqet, mund të nisin procedurat për t'u kthyer në shtëpi!“, tha Trump.
Burime pranë administratës Trump thanë për New York Times se mbeten ende disa çështje për t’u zgjidhur, pa dhënë detaje se çfarë e pengon marrëveshjen.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se bisedimet po vijojnë dhe ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare. Sipas tij, Irani është i përqendruar te fundi i luftës dhe jo te programi bërthamor.
Trump kërkoi nga Irani çminimin e menjëhershëm të ngushticës dhe dorëzimin e mbetjeve bërthamore për asgjësim në SHBA dhe Kinë, duke përsëritur se ky vend nuk do të ketë kurrë bombë atomike. Teherani mbetet, megjithatë, mosbesues. Autoritetet iraniane deklaruan se nuk do të ndërmarrin asnjë hap drejt lirimit të Hormuzit, pa parë lëvizje konkrete nga Uashingtoni.
Marrëveshja po kërcënohet seriozisht nga veprimet e Izraelit, që ka përshkallëzuar sulmet në Liban dhe planet për shtrirjen e kontrollit ushtarak në 70% të Rripit të Gazës. Irani e ka kushtëzuar paqen me SHBA-në me ndalimin e sulmeve izraelite në Liban.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email:
[email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/