Video Description
Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të hëne, 1 qershor, fokusohet në një prej temave më të nxehta që kanë përfshirë opinion publik, prej disa ditësh, bëhet fjalë për projektin e Zvërnecit.
Në panelin e “Opinion” ndodhet tre të ftuar të cilët kanë qëndrimin e tyre kundër projekt/idesë, kurse për qëndrimin pro është vetëm deputeti i PS, Ardit Bido, pasi një i ftuar tjetër nga gazetari Blendi Fevziu nuk u paraqit në emision.
Gjatë fjalës së tij Bido u shpreh se projekt/ideja për Zvërnecin është përmendur para opinionit publik qysh herët, madje deputeti u shpreh se e ka përdorur si argument gjatë fushatë elektorale, kur ai ishte kandidat për deputet.
“Nuk besoj fare që ky është rasti më i deklaruar nga qeveria, por edhe nga deputetë të zonës. Gjatë fushatës elektorale, ku si kandidat i PS dhe kandidatë të tjerë, një nga gjërat që ne kemi përmendur ka qenë pikërisht zhvillimi i kësaj zone. E kam përmendur gjatë gjithë fushatës sime elektorale. Nuk ka projekt, ka vetëm ide. Ka një dezinformim total deri në një mashtrim të opinionit publik.”
Sa i takon protestave të cilat janë mbajtur lidhur me këtë çështje, sot në Tiranë u mbaj protestë e dytë, Bido u shpreh se qytetarët janë dezinformuar. Ai shtoi se asnjë nga banorët e Zvërnecit nuk kërkon ndalimin e projektit, sipas deputetit të PS ata kërkojnë zhvillimin e projektit, por me kushtin që të jenë përfitues të shitjes së tokës.
“Në protestë ka tre kategori: janë banorët e zonës të cilët protestojnë për pronësinë. Kanë probleme me çështjen e pronësisë dhe jo të zhvillimit. Unë deri më sot nuk kam takuar personalisht asnjë banor të Zvërnecit dhe më besoni që njoh shumë, të cilët kërkojnë që atje të mos zhvillohet një projekt. Krejt e kundërta, ata kërkojnë që të zhvillohet një projekt, por si përfitues të shitjes së tokës të jenë ata. Kategoria e dytë që pamë në protestë, janë ambientalistët, të cilët nuk duan zhvillimin e asnjë projekti dhe e treta ishte një kategori një rryme politike të caktuar e cila është kundër çdolloj zhvillimi kapitalist në vend që e ka të deklaruar në programin e tij.”
Lidhur me çështjen e Zvërnecit pati një reagim publik nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili në një konferencë për mediat rreth orës 10:00 të kësaj të hëne, sqaroi interesimet që ka pasur për Zvërnecin dhe Sazanin dhe rrugën që ka ndjekur qeveria.
Ai mohoi në mënyrë kategorike se nuk bëhet fjalë për shtije trualli, duke shtuar se ky është një projekt i jashtëzakonshëm me mbi 4 miliardë euro investim dhe që do transformojë turizmin në vendin tonë.
Reagimet e tij vazhduan edhe përgjatë ditës, ku komentoi edhe protestën që u mbaj në kryeqytet. Në fjalën e tij Rama tha se qytetarët kërkojnë anulimin e projektit, por ndërkohë ende nuk ka një projekt, pasi nuk ka as plan arkitektonik dhe as mjedisor.
Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Opinion #BlendiFevziu #TVKlan#zverneci #protesta