Video Description
Gjashtë persona kanë humbur jetën në SHBA pas një serie të shtënash që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e një konflikteve brenda familjes.
Sipas Departamentit të Policisë së Muscatine, autori i dyshuar, 52-vjeçari Ryan Willis McFarland, u gjet i vdekur pas një plage të vetëshkaktuar nga arma e zjarrit, ndërsa sipas raportimeve lokale hetuesit besojnë se të gjitha viktimat ishin familjarë të tij.
Ngjarja e rëndë u regjistrua të hënën në disa zona të qytetit Muscatine. Policia mori fillimisht një njoftim për të shtëna pak pas mesditës. Në një banesë, oficerët gjetën katër persona të qëlluar me armë zjarri, të cilët u shpallën të vdekur në vendngjarje.
Sipas autoriteteve, 52-vjeçari ishte larguar nga banesa para mbërritjes së policisë. Ai u lokalizua më vonë pranë një ure këmbësorësh buzë lumit, ku u gjet me një plagë të vetëshkaktuar.
Gjatë hetimeve, policia zbuloi edhe dy viktima të tjera në vende të ndryshme të qytetit. Një burrë u gjet i vrarë në një banesë tjetër, ndërsa viktima e gjashtë u gjet në ambientet e një biznesi lokal.
“Gjetjet paraprake tregojnë se të shtënat lidhen me një konflikt familjar. Të gjitha viktimat besohet se janë familjarë të autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Autoritetet konfirmuan se autori i dyshuar kishte precedentë penalë të mëparshëm, por nuk dhanë detaje të tjera.
Pamje:AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannelNews