Video Description
#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #marsela #gentian #florenca #dashuri #mashtrim #martese #fiktive #lac #burregrua #kishaelacit
Një histori dashurie që nisi me shikim të parë është kthyer në një makth të vërtetë për Marselën, e cila ka ndarë në rubrikën "Shihemi në Gjyq" në Tv Klan një problem tejet shqetësues që e përndjek prej vitesh.
Ajo ka rrëfyer se partneri i saj Gentian e bindi të kryenin një martesë të fshehtë në Gjendjen Civile në Fushë-Kuqe, me idenë për t'ua bërë "surprizë" familjeve të tyre.
Mirëpo, ajo që nisi si një romancë e fshehtë në prill të vitit 2019, pas më pak se një viti njohjeje, rezultoi në një zhgënjim të madh dhe një barrë të rëndë morale e psikologjike për Marselën, pasi premtimi nuk u mbajt kurrë dhe prindërit e saj u vunë përpara një fakti të kryer pa miratimin e tyre.
Marsela: Unë kam qenë e lumtur, kur e kam njohur, por pastaj gjërat ndryshuan dhe kjo jo për fajin tim, por për fajin e tij. Ai e ka mbajtur të fshehtë këtë martesë. Ne u martuam në prill të vitit 2019-ës.
Ardit Gjebrea: Pas sa kohësh e bëre ti martesën?
Marsela: Nga qershori i 2018-ës, në prill të 2019-ës.
Ardit Gjebrea: E njohe mirë ti?
Marsela: E njoha, por edhe kaq mirë nuk e njoha!
Florenca: Ai shpalljen martesore, e bëri formale, sepse nuk ka ardhur në familje që të kërkojë dorën.
Ardit Gjebrea: Ti nuk e ke takuar asnjëherë!
Florenca: Asnjëherë! Unë nuk e dija se me kë dashuronte!
Ardit Gjebrea: Po kur u martua e more vesh që u martua?
Florenca: Më tha pasi mbaroi puna, pra e bëri pa miratimin e prindërve!
Ardit Gjebrea: Po ti kishe ndonjë merak, që nuk ua thoje prindërve?
Marsela: Ai tha që do bëjmë martesën dhe më pas do të bëjmë surprizë në familjet tona! Si u bë martesa, surpriza nuk u bë dhe unë u zhgënjeva nga fjala e tij, që më premtoi dhe nuk e mbajti fjalën.
Ardit Gjebrea: Ju u martuar në gjendjen civile?
Marsela: Po në Fushë-Kuqe, me dy dëshmitarë.
E Diela Shqiptare, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, vjen çdo të diel. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim live. Struktura e programit: “Ka një mesazh për ty”, “Quiz me 5 Yje”, “Të panjohurit”, “Kujdes shëndetin”, “Telebingo shqiptare”, “Shihemi në gjyq”, “Power Kidz”, etj. Ndërsa që prej vitit 2003, bashkëprodhon me Klan festivalin më prestigjioz të muzikës moderne shqiptare, “Kënga Magjike”, live nga Pallati i Kongreseve.
#EDielaShqiptare #ArditGjebrea #TVKlan