Video Description
Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”, njoftuan Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.
Në njoftim thuhet se shërbimet “i kanë identifikuar me kohë personat me interes për sigurinë”, në prag të samitit ndërkombëtar të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Tivat. Hyrja iu ndalua më 3 qershor, në orët e paradites, një grupi prej 87 burrash që kishte udhëtuar me fluturim çarter nga Beogradi.
Ata, siç u tha në njoftim, pas kontrolleve të sigurisë u kthyen në Serbi me të njëjtin aeroplan, ndërsa autoritetet malazeze do të nisin procedurat që edhe në periudhën e ardhshme t’u ndalohet hyrja dhe qëndrimi në Mal të Zi.
Para samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tivat më 5 qershor, Mali i Zi po zbaton kontrolle të shtuara dhe mediat malazeze raportuan se një grup burrash "me të dhëna kriminale" mbërritën me aeroplan nga Beogradi për të "ofruar siguri në mënyrë joformale" për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Pamje:AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tivat#Serbe#TopChannelNews