Video Description
Në prag të 35-vjetorit, Partia Socialiste vlerësoi disa prej figurave më të rëndësishme të kësaj force politike, themelues e kontribuues ndër vite. Nga Rexhep Meidani, te Namik Dokle, Gramoz Ruçi, Et'hem Ruka e Ylli Bufi, u nderuan me medalje ari. Vlerësim morën edhe figura të tjera, si Valentina Leskaj, Besnik Baraj, Anastas Angjeli e Hamdi Jupe. Mesazhi i tyre ishte i njëjtë: realizimi i objektivit “Shqipëria në Bashkimin Evropian”.
Përballë themeluesve te PS, Rama hodhi fjalimin dhe foli jo si kryeministër, por si lideri që tashmë ka mbi supe qëllimin madhor, anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 2030.
“Më keni vënë në krye që të zgjohem përpara të gjithëve, të fle mbas të gjithëve dhe kur jam zgjuar të mos ju tradhtoj kurrë dhe kur fle, të mos shoh kurrë ëndrra sesi të përfitoj në kurrizin e kujtdo prej jush”.
Me vlerësimin për të gjithë gardën e vjetër të PS-së, Rama veçoi Gramos Ruçin, që e cilësoi si kryepatronazhist.
“Askush nga ne nuk e arrin dot atë që Gramozi ka bërë dhe vazhdon të bëjë edhe sot, që jo vetëm i përgjigjet çdo njeriu, jo me sms, sepse është kuadër i vjetër e thotë ‘mos lër gjurmë’, por me telefon. Gramozi është kryepatronazhisti i PS. Unë çmoj punën e të gjithëve, por mbi të gjithë punën e patronazhistëve”.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PS#Rama#TopChannelNews