Rikonfirmimi i Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike u pasua nga disa ndryshime statutore që morën dakordësinë e kryesisë.
Drafti me 8 pika që pritet të vuloset nga vota e delegatëve të Kuvendit Kombëtar më 30 maj nuk prek nenin 46 të statutit të demokratëve, i njohur ndryshe si neni “Basha”, që detyron kryetarin të japë dorëheqje pas humbjes së zgjedhjeve.
Gjithashtu, ndryshimet statutore nuk atakojnë as sanksionimin e primareve, pavarësisht kritikave se ato nuk po funksionojnë.
Risitë e propozuara e të votuara nga kryesia i japin një rol më të madh përfaqësimit të diasporës në lista dhe në organet e partisë në 15%.
Sakaq, fuqizimi i rolit të grave e vajzave rritet nga 30 në 40%.
Të gjithë kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie, përpara realizimit të procesit të primareve, do të kalojnë filtrin e një komisioni që do të bëjë seleksionimin e që do të funksionojë si një strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë.
Përmirësimi i organizmit bazë të partisë në grupseksion e nëndegë është një tjetër risi, të cilën Sali Berisha e paralajmëroi nga mbledhja e kryesisë.
“PD, në rrafshin organizativ, do jetë partia e seksionit. Anëtarësime të reja. Ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja. Organizim, organizim, organizim për këtë forcë. Sëmundja e opozitarizmit është inercia, është apatia. PD sot më shumë se kurrë ka nevojë për eficencë.”, tha Berisha.
E teksa Kuvendi Kombëtar thotë se do të sanksionojë bazat për transformimin e Partisë Demokratike, vetes si kryetar i njeh një mision për të përmbushur.
“Rikthimi i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë dhe rikthimi i PD në pushtet. Askush nuk do vijë të na e heqë ne Edi Ramën, përveçse ne vetë. Por ama, në ligjin shqiptar dhe ligjin ndërkombëtar, ne kemi të drejtë absolute të marrim veprime për largimin e tij.”, vazhdoi lideri demokrat.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email:
[email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/