Video Description
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me debatet për projektin turistik në Zvërnec, duke publikuar një mesazh që thotë se i është dërguar nga një qytetar vlonjat, së bashku me pamje nga zona ku parashikohet të zhvillohet investimi.
Në postimin e tij, Rama shprehet se videoja e dërguar nga qytetari pasqyron gjendjen aktuale të territorit, të cilin e përshkruan si të ndotur dhe të lënë pas dore.
Kryeministri ndan të plotë edhe mesazhin e marrë, ku sipas tij, dërguesi i thotë që të vazhdojë përpara me investimin në Zvërnec.
Sipas denoncimit të tij, zonën ku është parashikuar investimi, njerëz të papërgjegjshëm, që ndoshta janë ngritur në protestë e kanë katandisur zonën e mbrojtur si mos më keq. Sipas qytetarit, 4 miliardë euro investime nuk janë hedhur asnjëherë në historinë e Vlorës dhe projekti i Ivanka Trump nuk duhet humbur.
Kryeministri akuzon kundërshtarët e projektit se po përpiqen të pengojnë një investim që, sipas tij, do të transformojë Vlorën dhe do ta ngrejë Shqipërinë në një nivel më të lartë të turizmit ndërkombëtar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Vlonjati#Mesazhi