Video Description
#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #marsela #gentian #florenca #dashuri #mashtrim #martese #fiktive #lac #burregrua #kishaelacit
Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani, Marsela ka sjellë në një ballafaqim nënën e saj Florencën.
Marsela tregon se gjithçka ka nisur nga njohja që ka pasur me një djalë me origjinë nga Laçi, të cilin e ka njohur te Kisha e Laçit. Për Marselën kjo ishte një dashur me shikim të parë. Duke i besuar marrëzisht djalit që dashuronte, Marsela tregon se ka një bërë një martesë, celebrim, pa dijeninë e prindërve dhe të familjarëve.
Dhe ky është i gjithë strumbullari i një kalvari vuajtjesh shpirtërore dhe morale për Marselën dhe nënën e saj Florencën, pasi gjërat nuk shkuan ashtu sikurse Marsela kishte ëndërruar...
Marsela: Kam sjellë mamanë time këtu, sepse unë jam martuar me një djalë, Gentian Kolën nga Laçi pa dijeninë e familjes. Këtë Gentianin e kam njohur në qershor të vitit 2018, kur unë kam qenë te Kisha e Laçit. Rastësisht u njoha me këtë djalë dhe ky më ka ftuar në kafe.
Eni Çobani: Si e njohe atje?
Marsela: Pasi e njoha te Kisha e Laçit, kam pasur edhe një shoqe me vete dhe ajo duke qenë se e dinte që isha beqare dhe në kërkim të fatit, kur e pa këtë djalin i tha ‘unë këtë shoqen e kam beqare, por meqë po të njoh edhe ty, të lidheni bashkë’. Kur kemi arritur në Tiranë, Gentiani më ka thirrur për kafe. Kam menduar që ka qenë një dhuratë nga Zoti, kur u njoha me këtë djalë.
Florenca: Ç’është kjo njohje e tillë, me shikim të parë?! Dashuri është kjo?! Aq më shumë pa miratimin e prindërve dhe të vëllait bashkë. Mua nuk më pëlqen kjo dashuri e tillë, sepse nuk iu falet për moshën që keni!
E Diela Shqiptare, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, vjen çdo të diel. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim live. Struktura e programit: “Ka një mesazh për ty”, “Quiz me 5 Yje”, “Të panjohurit”, “Kujdes shëndetin”, “Telebingo shqiptare”, “Shihemi në gjyq”, “Power Kidz”, etj. Ndërsa që prej vitit 2003, bashkëprodhon me Klan festivalin më prestigjioz të muzikës moderne shqiptare, “Kënga Magjike”, live nga Pallati i Kongreseve.
#EDielaShqiptare #ArditGjebrea #TVKlan