Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 31 maj 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Rama: BE konfirmoi përmbushjen e detyrave nga Shqipëria, vendi kaloi reforma sfiduese
Kryeministri Edi Rama deklaron se Bashkimi Europian konfirmoi përmbushjen e detyrave të lëna ndaj Shqipërisë. Ai shprehu angazhimin për mbylljen e kapitujve të anëtarësimit deri në vitin 2027, me synimin që vendi të bëhet pjesë e BE-së brenda vitit 2030.
Berisha: S’ka anëtarësim në BE me Ramën. Raporti i IBAR është miratuar me disa ndryshime
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është i bindur se nuk mund të ketë anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian me Edi Ramën kryeministër. Ai thotë se edhe raporti i IBAR-it u miratua me disa ndryshime, ku sipas tij, farsa elektorale qëndron si një përmendore e zezë.
Goditi protestuesin, pranga punonjësit të sigurisë. Hetim për drejtuesit e policisë në Vlorë, Rama: Po thuhen të pavërteta
Arrestohet punonjësi i kompanisë së sigurisë në projektin e Zvërnecit, i cili një ditë më parë goditi një protestues. Një hetim disiplinor ka nisur edhe për zinxhirin drejtues të Policisë së Vlorës. Kryeministri Rama shprehet se po thuhen të pavërteta.
Shqipëria do të ketë ligj për inteligjencën artificiale. Detyrime për kompanitë, gjoba të rënda për shkelësit
Shqipëria hedh një hap të ri drejt rregullimit me ligj të inteligjencës artificiale. Drafti synon të vendosë standarde për zhvillimin dhe përdorimin e kësaj teknologjie, por parashikon edhe gjoba të rënda për kompanitë që abuzojnë.
Shpërthen dhuna në Paris pas fitores së Champions League. 1 viktimë, shumë të lënduar dhe 780 të arrestuar
Parisi u përfshi nga dhuna pas fitores së PSG-së në finalen e Champions League. Një person humbi jetën gjatë trazirave, ndërsa mbi 220 të tjerë u lënduan. Policia njoftoi se arrestoi 780 persona.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email:
[email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/