Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 3 Qershor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines
Tensionet në protestën e katërt për Zvërnecin. Protestuesit përplasen me forcat e policisë
Ka nisur me tensione protesta e katërt qytetare kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Protestuesit çanë gardhin metalik dhe kordonin e ngritur në mes të bulevardit, ndërsa policia iu përgjigj.
Me sloganin “Shqipëria nuk është për t’u shitur”, mijëra qytetarë po protestojnë sërish sot para Kryeministrisë kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Ata kërkojnë anulimin e projektit dhe dorëheqjen e Kryeministrit Rama.
Zvërneci, Rama: zhbllokimi i llogarive, hap pozitiv. Protestat, të nxitura nga jashtë, pjesë e luftës hibride
Kryeministri Rama përshëndeti vendimin e SPAK për të liruar llogaritë bankare të investitorëve të huaj në Zvërnec, ndërsa tha se hetimet do sqarojnë origjinën e tokës. Rama u shpreh se protestat janë të nxitura nga jashtë si pjesë e luftës hibride.
Berisha: Zvërneci duhet të ndërtohet i përshtatur me mjedisin. PD mbështet investimet e huaja në vend
Kreu i opozitës Sali Berisha shprehu qëndrimin pro investimeve të huaja, por tha se në Zvërnec duhet të realizohet një projekt i përshtatur me mjedisin dhe me standardet e BE-së. Sipas tij, shteti duhet të jetë garant i këtij investimi.
Tragjedi në Shëngjin. Mbyten në det 2 të rinj nga Kosova, 3 të tjerë përfundojnë në spital
Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur pasditen e sotme në Shëngjin, ku dy të rinj nga Kosova janë mbytur në det, ndërsa 3 shokët e tyre kanë mundur të shpëtojnë. Shkak dyshohet se është deti i trazuar.
Dosja “Veliaj”, SPAK kërkon 28 vite burg dhe 19.9 mln lekë gjobë për 11 të akuzuar
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 28 vite burg për 11 të akuzuarit e dosjes “Veliaj”, të cilët kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Gjithashtu SPAK i kërkoi gjykatës që 5 prej tyre t’i dënojë me 19.9 milionë lekë gjobë në total.
12 punonjës të bankës vjedhin rreth 400 mijë euro, vihet në pranga edhe drejtori i degës
Policia e Tiranës zbuloi një skemë vjedhjeje prej rreth 400 mijë eurosh nga llogaritë e dy klientëve në një bankë të nivelit të dytë. Në pranga u vunë 12 persona, mes të cilëve edhe drejtori dhe zëvendësdrejtori i degës.
Miqësorja me Izraelin, s’ka risi në formacionin e Shqipërisë, Maran i beson sulmin Brojës
Nis sonte aventura e trajnerit Rolando Maran te Kombëtarja. Shqipëria do të luajë miqësoren me Izraelin në Tiranë, që vlerësohet si e rëndësishme për përgatitjet për Ligën e Kombeve. Te kuqezinjtë pritet të ketë disa ndryshime.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email:
[email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/