Lajme, #edicioniinformativ ora 23:55, 25 Maj 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines
Gjykata Kushtetuese Kthen për Shqyrtim në Gjykatën e Lartë Masën e Sigurisë për Veliajn
Gjykata Kushtetuese rikthen për rigjykim në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një vendimi të marrë me shumicë votash, ajo shfuqizoi vendimin, duke i kërkuar Gjykatës së Lartë të sqarojë pse kjo masë ishte proporcionale.
Ministri Grek i Mbrojtjes Vizitë në Tiranë: Me Ramën Folëm për Situatën në Rajon dhe për Himarën
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Ermal Nufi. Ai tha se u diskutua për situatën gjeopolitike në rajon, për Himarën dhe për varrezat e ushtarëve grekë.
Berisha: Rama Sabotoi Marrëveshjen për Detin me Greqinë. Në Krye të PD për të Mbrojtur Votën
Sali Berisha thotë se është kryeministri Edi Rama ai që sabotoi marrëveshjen e vitit 2009 me Greqinë, ku sipas tij fitonin të dyja palët. Berisha tha se demokratët e konfirmuan në krye të PD-së për të mbrojtur votën, ndërsa kritikoi mediat për censurim të opozitës.
20 Mijë të Huaj Kërkuan Leje Pune në Shqipëri në 2025. Të Angazhuar në Ndërtim dhe Turizëm
Vitin e kaluar, 20 mijë të huaj kërkuan leje pune në Shqipëri. Ata vijnë kryesisht nga rajoni, por edhe nga kontinente të largëta si Afrika dhe Azia, ndërsa angazhohen në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si turizmi, ndërtimi dhe industria.
Papa Leoni: Kujdes nga Inteligjenca Artificiale! Ligje të Forta, Mbikëqyrje dhe Mbrojtje për Fëmijët
Papa Leoni XIV publikoi dokumentin e tij më të rëndësishëm, enciklikën që ka në qendër Inteligjencën Artificiale dhe efektet e saj. Ai apelon për ligje më të forta, mbikëqyrje më të rreptë dhe mbrojtje më të madhe për fëmijët.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email:
[email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/