Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 4 qershor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines
Vritet në krye të detyrës polici, plagoset një tjetër. Autori, person në kërkim. Në aksion ishin 40 efektivë
Ngjarje e rëndë në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër u plagos në një operacion për kapjen e një personi në kërkim. Autori është një person i dënuar për çështje droge, i cili mbeti gjithashtu i plagosur. Drejtori i Policisë tha se në aksion morën pjesë 40 efektivë.
Vrasja e policit, Rama: Nderim për dëshmorin e Atdheut. Ndëshkim maksimal për autorin
Për ngjarjen në Maliq reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili paralajmëroi shpalljen dëshmor të Atdheut të efektivit të policisë Enea Mekolli dhe ndëshkim maksimal për autorin. AMP nisi hetimet për rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Mbahet protesta e pestë për Zvërnecin. Qytetarët kërkojnë anulim të projektit dhe dorëheqje të qeverisë
Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish sot, për të pestën ditë me radhë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Ata kërkojnë anulimin e projektit dhe dorëheqjen e qeverisë.
Rama: Zhvillim në harmoni me natyrën. Ia vlen të durosh sulmet për të ecur përpara
Nisi në Tiranë edicioni i dytë i festivalit “Bukë e Zemër”, që ka sjellë në vendin tonë arkitektë nga e gjithë bota. Kryeministri Rama tha se synimi është që zhvillimi të jetë në harmoni me natyrën dhe se ia vlen të durosh sulmet për të ecur përpara.
Hiqet gardhi rrethues në Zvërnec. Berisha: Duhet transparencë, do të na mbyllë derën Brukseli
Në Zvërnec po hiqet plotësisht rrethimi në vendin ku parashikohet të ngrihet resorti turistik.
Rubio: Kosova në NATO nuk është prioritet tani. Debat në Kongresin amerikan për aleancën
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, garantoi se SHBA-të e kanë në plan anëtarësimin e Kosovës në NATO, por për momentin kjo nuk është përparësi. Para kongresmenëve, Rubio sqaroi ecurinë e këtij procesi.
Peshkaqeni parashikon ndeshjen e Brazilit. OPTA sheh Spanjën si kampione të botës
Një peshkaqen i akuariumit të Rio de Zhaneiros parashikon se Brazili do ta nisë me fitore Botërorin. Në vendin amerikano-jugor shpresojnë të fitojnë trofeun pas 24 vitesh, por sipas agjencisë së statistikave OPTA, Spanja është favoritja kryesore.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email:
[email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/