Video Description
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu raportohet të kenë pasur një bisedë telefonike shumë të tensionuar, pas zgjerimit të operacioneve ushtarake izraelite në Liban.
Sipas gazetarit izraelit Barak Ravid, që punon për median amerikane Axios, njoftimi i Iranit se do të ndalonte negociatat me SHBA-në për shkak të veprimeve të shtetit hebre në Liban ngjalli zemërimin e Trumpit, i cili e kritikoi ashpër kryeministrin izraelit duke thënë se po e çonte vendin e tij drejt izolimit dhe po dëmtonte negociatat me Republikën Islamike.
“Ti je krejtësisht jashtë kontrollit. Po të mos ishte për mua, do të ishe në burg. Po të shpëtoj lëkurën. Tani të gjithë të urrejnë. Të gjithë e urrejnë Izraelin për shkak të kësaj historie,”pretendohet të ketë thënë Trump.
Një burim tjetër i cituar nga gazetari konfirmoi se Trump ishte “i tërbuar” dhe se në një moment i bërtiti Netanyahut: “Çfarë dreqin je duke bërë”? Shkaku i zemërimit të Trump, nga sa shpjegon media në fjalë, ishte fakti se ofensiva izraelite në Liban rrezikonte të sabotonte negociatat mes SHBA-së dhe Iranit.
Pamje:AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trump#Netanyahu#TopChannelNews