Video Description
Kjo do të jetë pamja e re e Pallatit të Kongreseve që do të rijetëzohet katër dekada pas ndërtimit.
Rikualifikimi i godinës ikonike në kryeqytet do të bëhet nga studio arkitekturore Herzog de Meuron Basel, që u shpall fituese e Konkursit Ndërkombëtar, organizuar nga Koorporata Shqiptare e Investimeve.
Juria e vlerësoi projekt idenë për kontributin, që sipas saj, do të ketë në zhvillimin e mëtejshëm të Tiranës si një hapësirë shumëdimensionale.
“Na la mbresë mënyra si ky projekt nderon këtë ndërtesë. Ju e quani të ndërtosh mbi ndërtim dhe në fakt projekti është në harmoni me atë që ekziston. Ofron më shumë hapësira për të gjithë.”
Kryeministri Edi Rama u shpreh më herët se rijetëzimi i Pallatit të Kongreseve është më i nevojshëm se kurrë për ta sjellë sipas standardeve bashkohore.
“Qëllimi përfundimtar është që ky pallat të vijë në kohë nga pikëpamja e teknologjisë, nga pikëpamja e cilësisë së hapësirave, nga pikëpamja e gjithë strukturës së riorganizuar dhe të riangazhuar cilësisht, por edhe që ky pallat dhe kjo zonë, të bëhet një destinacion tjetër i Tiranës turistike.”
Koncepti i ekipit të Herzog de Meuron Basel, pjesë e të cilit janë dhe konsulentë shqiptarë parashikon ruajtjen e autenticitetit të godinës, duke riprojektuar ambientet e brendshme me synim zgjerimin e hapësirave dhe përmirësimin e akustikës dhe ndricimit. Do të ketë librari, kafene, mundësi për ekspozita, panaire, aktivitete artistike për të gjitha grupmoshat.
Pallati i Kongreseve do të lidhet me një kullë 225 metër të lartë, që do të shërbejë edhe për hoteleri dhe ambiente zyrash. Në prezantimin e tyre, arkitektët u shprehën se rreth Pallatit të Kongreseve do të ketë më shumë gjelbërim, ndërsa tarraca do të hyjë në përdorim dhe do të përdoret gjatë 24 orëve për takime pune dhe argëtim.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannelNews