Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 2 Qershor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines
“Anulo projektin”, mijëra qytetarë protestojnë sërish për Zvërnecin para Kryeministrisë
Mijëra qytetarë dhe aktivistë po protestojnë sërish sot, për të tretën ditë radhazi, para Kryeministrisë kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Ata kërkojnë anulimin e projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Rama: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet sa të jem unë. Prona të hetohet, bllokimi i llogarive është arbitrar
Kryeministri Edi Rama tha sot se projekti i Zvërnecit nuk do të ndalet për sa kohë ai do të jetë në këtë detyrë. Rama u shpreh se hetimi i SPAK-ut për origjinën e pronës është i drejtë, ndërsa bllokimin e llogarive të investitorit e konsideroi arbitrar.
Projekti i studios zviceriane “Herzog & de Meuron Basel” shpallet fitues i konkursit për Pallatin e Kongreseve
Projekti i studios zviceriane “Herzog & de Meuron Basel” është shpallur fitues i konkursit ndërkombëtar për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve. Kryeministri Rama tha se ka ardhur koha që edhe kjo ndërtesë të kthehet në një tjetër destinacion turistik.
Berisha: ADS, miniera e floririt e Ramës. SPAK, organ politik që injoron dosjet e PD-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi krijimin e kompanisë “Albanian Digital Solutions” si një tjetër skemë korruptive të kryeministrit Edi Rama. Lideri demokrat tha se SPAK-u, duke injoruar denoncimet e PD-së, po vepron si një organ politik.
Grabitet filiali i një banke në Tiranë, një person i maskuar mori një shumë parash
Një grabitje ndodhi në filialin e një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Një person i maskuar arriti të merrte, nën kërcënimin e një sendi që dukej si armë, një shumë parash. Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të grabitjes.
Valë sulmesh ruse ndaj Ukrainës, 22 viktima. Dronët dhe raketat godasin zona të banuara
Një valë e ashpër sulmesh ruse me dronë dhe raketa tronditi gjatë natës së kaluar qytetet më të mëdha të Ukrainës. Sulmet, të cilat goditën shumë ndërtesa banimi, kryesisht në Kiev, vranë të paktën 22 persona dhe shkaktuan dëme të mëdha.
Rregull i ri në futboll për zëvendësimet e lojtarëve. Japonia përfitoi nga vonesat
Duke nisur nga Kampionati Botëror, futbolli do të pësojë disa ndryshime në rregullore. Një prej tyre lidhet me vonesat gjatë zëvendësimeve të lojtarëve, të cilat duhet të kryhen brenda 10 sekondash. E para që përfitoi nga ky rregull ishte Japonia.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email:
[email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/